Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë konferencë njëri nga gazetaret pyeti liderët se a ka ndonjë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke treguar për draftin e publikuar ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një arritje të marrëveshjes përfundimtare.
Presidenti Thaçi iu pergjigj duke thënë se me ne s’ka fol kërkush hala.
“Me ne s’ka fol kërkush hala”, u përgjigj Thaçi.
Ndërsa Haradinaj tha se nuk ka një draft marrëveshje me Serbinë, sipas tij Kosova i ka qëndrimet e veta dhe qëllimet e veta.
Kryeministri tha se së bashku me Thaçin do të jenë në nivel të përgjegjësive gjatë samitit të Berlinit.
“Nuk ka një draft apo dokument as të dakordum as të informuar paraprakisht, por ajo që është me rëndësi dhe e kemi thënë çdo herë Kosova i ka qëndrimet e veta, qëllimet e veta, besoj se sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë se Samiti i Berlinit do të nisë prej orës 16:00, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë liderët e Ballkanit. /gazetametro.net