Loading…

Më në fund: Haradinaj ia tregon ‘vendin’ Erdoganit

  • 02/04/2018 | 19:22

Më në fund: Haradinaj ia tregon ‘vendin’ Erdoganit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundër përgjigjur komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë.


Ai këto komente i bëri në promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shkruan gazetametro.net.

I pari i Ekzekutivit vendor tha se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

Duke përkujtuar Gjergj Skenderbun dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, ky reagim i Haradinaj vije pas dy kërcënimeve të Recep Tayip Erdogan, i cili përdori fjalë të ashpra ndaj Haradinajt pasi ky i fundit shkarkoi njerëzit që patën gisht në kidnapimin e gylenistëve.

Ndryshe, ky reagim i vonshëm i Haradinajt erdhi pas shumë kërkesave të gazetarëve dhe politikanëve vendorë që ‘t’i tregohet vendi’ presidentit turk./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë