Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku tha se ‘më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror’, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka thënë se për t’u bërë kryeprokuror duhet të jesh më i shkolluar, ndërsa për kryeministër nevojiten vetëm votat e popullatës.
”Me u ba kryeprokuror vyn koxha njëfarë shkolle, për kryeministër vyn veç vota,” ka shkruar Dërguti.
Në anën tjetër, Kurti dha një deklaratë të ‘çuditshme’ sot kur theksoi se është duke ju dukur që ende më e rëndësishme kishte qenë të bëhej kryeprokuror sesa kryeministër.
“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo.
Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat,” tha ai. /gazetametro.net
‘Çudia e radhës’ nga Kurti: Më keni bo kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror