Loading…

‘Më mirë pak se hiç’: Kjo është shuma që ka vendosur Federer të dhuroj për fëmijët në Ukrainë

  • 19/03/2022 | 09:13

‘Më mirë pak se hiç’: Kjo është shuma që ka vendosur Federer të dhuroj për fëmijët në Ukrainë

Një ndër tenistët më të mirë në botë, Roger Federer ka vendosur të jep një shumë simbolike prej 500 mijë eurosh përmes fondacionit të tij për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Twitter, Roger Federer është shprehur se ai dhe familja e tij janë të tmerruar duke parë fotografi nga Ukraina, ku shumë njerëz të pafajshëm janë duke e vuajtur këtë luftë

“Familja ime dhe unë jemi të tmerruar duke parë foto nga Ukraina dhe jemi të thyer me zemër për njerëzit e pafajshëm që janë prekur kaq tmerrësisht. Ne qëndrojmë për paqen,” tha 40 vjeçari.

Ndër të tjera ai tregon se rreth gjashtë milionë fëmijë ukrainas janë aktualisht jashtë shkollës dhe përmes parave të tij që do t’i dhuroj shpreson që sado pak të ju del në ndihmë.

“Ne do të ofrojmë ndihmë për fëmijët nga Ukraina që kanë nevojë për kujdes, rreth gjashtë milionë fëmijë ukrainas janë aktualisht jashtë shkollës dhe ne e dimë se është një kohë shumë kritike për të siguruar akses në arsim dhe do të donim t’i mbështesim ata që të përballen me këtë përvojë jashtëzakonisht traumatike”, shtoi ai.

Kjo është një shumë simbolike që ka dhuruar teniseri, Federer për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, pasi që pasuria e tij kap shumën e rreth 500 milionë dollarëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë