Loading…

Me mbi 200 milionë të vaksinuar plotësisht, ShBA’ja shënon rritje të rasteve

  • 09/12/2021 | 11:27

Me mbi 200 milionë të vaksinuar plotësisht, ShBA’ja shënon rritje të rasteve

Numri i amerikanëve të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 arriti në 200 milionë të mërkurën, por Shtetet e Bashkuara po përballen me rritje të numrit të të infektuarve e të hospitalizuarve. Kjo dukuri e ka prekur madje edhe rajonin verilindor, një nga pjesët me shkallën më të lartë të vaksinimit.


Rastet e reja në Shtetet e Bashkuara kanë shkuar nga rreth 95.000 në ditë më 22 nëntor në gati 119.000 në ditë këtë javë, ndërsa hospitalizimet janë shtuar për 25 për qind në krahasim me një muaj më parë. Rritja është shkaktuar pothuajse tërësisht nga varianti Delta, ndonëse në rreth 20 shtete të ShBA-së tashmë janë raportuar edhe raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Shifra e viktimave është afër 1.600-ëshit në ditë mesatarisht dhe numri i përgjithshëm i amerikanëve të vdekur nga pandemia për dy vjet mund të arrijë një nivel tjetër zemërthyes – 800.000 – brenda disa ditëve, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

Gjendja nuk është aq e llahtarshme sa rritja e rasteve në sezonin e festave të vitit të kaluar, para se publiku të kishte qasje në vaksinat kundër Covid-19, por  60 për qind e popullsisë së ShBA-së, që është vaksinuar plotësisht, nuk ka qenë e mjaftueshme për ta parandaluar paraqitjen e pikave me përhapje të madhe.

Besohet se moti i ftohtë, tubimet për Festën e Falënderimeve, rikthimi i udhëtimeve dhe lodhja e publikut me masat kufizuese kanë luajtur rol në përkeqësimin e gjendjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë