Loading…

Me Lekajn akuzohen edhe 6 të tjerë, ndër ta edhe biznismenë

  • 13/04/2018 | 15:14

Me Lekajn akuzohen edhe 6 të tjerë, ndër ta edhe biznismenë

Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryetarit të Gjakovës dhe tani Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, janë edhe 6 persona të tjerë të akuzuar.


Një gjë të tillë për KTV-në, e kanë konfirmuar zyrtarë nga Gjykata Themelore e Gjakovës, por pa bërë të ditur identitetin apo akuzat ndaj tyre.

Siç ka bërë të ditur Rudin Elezi, ushtrues detyre i zyrtarit për informim në këtë gjykatë, pritet që të bëhen publike datat e seancave të shqyrtimit, e të cilat do të vendosen në ueb-faqen e gjykatës.

Prokuroria ka thënë Se aktakuza është ngritur më 10 prill. KTV raporton se njëri prej gjashtë të akuzuarve është biznesmen.

Pal Lekaj akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë