Loading…

Më lehtë të përdorni Skype, s’keni nevojë të regjistroheni

  • 18/11/2016 | 23:54

Më lehtë të përdorni Skype, s’keni nevojë të regjistroheni

Që nga dje është mundësuar përdorimi i Skype pa patur nevojë të regjistroheni me një llogari të plotë.

Funksioni i ri është i disponueshëm vetëm për shfletuesit e internetit në faqen e Skype dhe për ta përdorur mjafton të fusni emrin tuaj, të krijoni një grup dhe të ftoni të paktën një person duke i dërguar një link unik aksesi për në bisedë.

Në një grup të vetëm mund të marrin pjesë deri në 300 vetë, e deri 25 vetë në telefonata me zë dhe video.

Përdorimi i Skype në këtë modalitet mund ta zgjasë maksimumi 24 orë për bisedë dhe nuk ka asnjë tipar të personalizuar standard, siç është përkthyesi dhe telefonatat me numrat fiks dhe celularë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë