Loading…

Më lehtë për të udhëtuar drejt Thethit: Përmirësohet infrastruktura rrugore

  • 11/12/2019 | 10:26

Më lehtë për të udhëtuar drejt Thethit: Përmirësohet infrastruktura rrugore

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vepruar në përmirësimin e infrastrukturës për të rritur turizmin në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Një nga destinacionet turistike e cila tashmë do të jetë më lehtë për të udhëtuar është fshati Theth, i rajonit të Shkodrës, transmeton Gazeta Metro.


Thethi është një nga vendet turistike më të frekuentuara nga turistët sa i përket Rajonit të Alpeve, që njihet si ‘muzeu natyror’, për shkak të peizazheve që ka.

Ndërsa, nga muaji tetor i këtij viti, FSHZH ka filluar zbatimin e projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Qafë-Thore-Theth’, i cili lehtëson rrugën për në këtë zonë.

Ky projekt po zbatohet në kuadër të programit “Rrugët Lidhëse Rajonale” financuar nga Banka Botërore. Me një gjatësi prej 16 km rruga lidh Thethin me Qafë-Thoren, Bogën dhe Shkodrën. Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më kyçe të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët.

Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, lehtësimin e aksesit në zonë dhe lëvizjen për banorët lokalë dhe mundësinë e hyrjes.

Ndërkohë, për banorët, krahas rritjes së numrit të turistëve në bujtinat e shumta që janë hapur, ky investim do të lehtësojë qarkullimin edhe gjatë muajve të dimrit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë