Komuna e Prishtinës ka bërë të ditura aktivitetet kulturo-artistike që do mbahen në kryeqytet për nder të festës së 28 nëntorit.
Duke filluar që prej orës 11 e deri në ora 21 komuna do të jetë e angazhuar me shumë aktivitete që do mbahen për nder të festës së flamurit.
Aktivitetet do jenë si vijon:
- Interpretimi i ansambleve të ndryshme të fëmijëve me interpretim të valleve dhe lojërave, solistëve dhe ambasadorët e vegjël;
- Interpretimi i SHKA “Minatori i Ri” nga Kishnica me vallen e Peshkopisë dhe kolazh valle;
- Interpretimi i AKV “Prishtina” – interpretimi i himnit, potpuri këngësh, një valle;
- Interpretimi i instrumentistëve nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”;
- Përmbyllja e programit me balerinat e Studio e baletit “Mjellmat”.
- Shfaqja e filmit “Këngë me Defa” e autores Fatime Kosumi;
- Interpretimi i SHKA-së “Bajram Curri” me 2 valle dhe 3 këngë popullore;
- Interpretimi i Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Minatori i Ri” Kishnicë;
- Interpretimi i AKV “Prishtina” – interpretimi i himnit, potpuri këngësh, një valle;
- Interpretimi i SHKA “Qamili i Vogël” këngë rapsodike dhe këngë popullore;
- Interpretimi i solistëve të ndryshëm në zhanrin HipHop.
Ndërsa, aktivitetet e poshtë shënuara do të organizohen nga bashkëpunëtorët e Drejtorisë së Kulturës si dhe institucionet kulturore vartëse.
- “Turneu i 28 nëntorit” turneu i basketbollit i organizuar nga Shoqata e mini basketbollit të Kosovës – SHF Ismail Qemali;
- “Libri shumë ngjyrës” regjisore Melihate Qena – Teatri DODONA;
- Finalja e turneut në basketboll dhe futboll të shkollave të mesme të Komunës së Prishtinës organizuar nga Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike./gazetametro.net