Loading…

“Më keni keqkuptuar”: Ministrja Hajdari provon ta arsyetojë deklaratën për reciprocitet

  • 25/05/2021 | 18:24

“Më keni keqkuptuar”: Ministrja Hajdari provon ta arsyetojë deklaratën për reciprocitet

Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka provuar të arsyetojë deklaratën për reciprocitet, duke u shprehur se “Kam thënë që mos t’ia vendosim menjëherë Serbisë”, shkruan Gazeta Metro.


Hajdari tha se e reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por ka dashur të thotë se nuk duhet që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

“Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin.

Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve.

Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve.

Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë