Loading…

Me investimin në “Kosovën e Re”, nuk do të ketë asnjë të papunë në Obiliq

  • 22/01/2018 | 15:55

Me investimin në “Kosovën e Re”, nuk do të ketë asnjë të papunë në Obiliq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka thënë se po bëjnë maksimumin që të ketë energji gjatë tërë kohës.


Pas kësaj vizite, gjatë një prononcimi për media, Haradinaj ka thënë se nga prodhimi plotësohen 86 për qind e nevojave të energjisë në vend, duke thënë se gjendja po konsiderohet e qëndrueshme.

“Gjendja konsiderohet e qëndrueshme dhe i falënderoj të gjithë për një angazhim maksimal për të pasur rrymë pa ndërpre. Në raste të caktuar ka ndërprerje të energjisë dhe për këtë jemi në bisedime të vazhdueshme. Në disa raste arsyetimi është se ndërprerjet janë për shkak të prishjeve, por ka edhe arsye tjera. Po mundohemi maksimalisht që të përballohet gjendja e dimrit, me mundësi përmirësimi të mëtutjeshëm, duke mos ndikuar në rritjen e çmimit për qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a do të kompensohen të gjitha shtëpitë të cilat janë duke u rrënuar për shkak të zgjerimit të mihjes në fshatrat Hade dhe Shipitullë, Haradinaj premtoi se një gjë e tillë do të bëhet për të gjitha shtëpisë, transmeton Indeksonline.

“Të gjitha do të kompensohen. Çdo shtëpi që është atje do të kompensohet”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket konkursit për të punësuar të gjithë banorët e fshatit Hade dhe Shipitull, Haradinaj tha se konkursi tashmë është hapur dhe iu dedikohet vetëm atyre, duke premtuar se nuk do të ketë devijim.

“Konkursi është për ta, i dedikohet atyre dhe nuk mund të devijohet. Njëkohësisht me investimet në Kosovën e Re jam i bindur se nuk do të ketë të papunë të paktën në Obiliq, por edhe në komunat tjera”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë