Loading…

Me fondin e veriut, po abuzohet

  • 23/02/2017 | 08:14

Me fondin e veriut, po abuzohet

Jashtëligjshëm harxhohen shumë nga paratë e Fondit shumëmilionësh që u dedikohet katër komunave të veriut, që banohen kryesisht me serbë. Hisedarë në këtë janë vendorë e ndërkombëtarë.


Shkeljet janë evidentuar në Raportin e auditimit për Fondin zhvillimor, që së fundmi e ka finalizuar Zyra Kombëtare e Auditorit. Aty është argumentuar se si janë nënshkruar kontrata pa u aprovuar projektet nga Bordi menaxhues i Fondit, pastaj si janë bërë tejkalime të limiteve për paradhënie, e edhe si është bërë nënshkrimi i kontratave pa zotim të mjeteve. Veç kësaj, edhe se si shumë projekte të mbështetura nuk ishin pjesë e Ligjit të buxhetit.

Sipas Ligjit të buxhetit, të gjitha mjetet monetare të mbledhura nga mallrat e importuara në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, nga bizneset e regjistruara në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq e që janë të destinuara për konsum në këto komuna, do të mblidhen për Fondin. Nga viti 2013, kur kjo llogari arkëtuese është themeluar e deri në fund të shtatorit të 2016-s, aty janë grumbulluar 11.430.688 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë