Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë muajit maj do të udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se besoj që në muajin maj do të udhëtojë drejt SHBA’së.
“Do të shkojë besoj në muajin maj, do të zhvillojë takime me administratën Biden dhe diasporën”, është shprehur Kurti në RTK.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Kurti pati deklaruar se në nëntor do të udhëtojë për në SHBA. Ky udhëtim nuk ndodhi asnjëherë. /gazetametro.net