Loading…

‘Me dekada të diskriminuar’: Të indinjuar zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

  • 30/11/2023 | 11:59

‘Me dekada të diskriminuar’: Të indinjuar zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.


Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Madje tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.

“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar”, raporton Ekonomia Online.

“Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dinjitetshëm. Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktivë, pagesat e ndërrimeve zë natës, festave e vikendeve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë