Loading…

Me cilën parti Selmanaj thotë se nuk negocion?

  • 14/05/2017 | 12:56

Me cilën parti Selmanaj thotë se nuk negocion?

Analisti Driton Selmanaj ka thënë se është duke diskutuar me partitë kryesore politike, me përjashtim të PDK-së, për të vazhduar jetën publike.


Ai ka thënë se në tri-katër ditët e ardhshme do të definohet gjithçka sa i përket të ardhmes së tij në politikë.

“Jam në diskutime me partitë serioze. Çdo mundësi është e hapur përpos PDK-së”, ka thënë Selmanaj, për Express, të dielën.

“Jam në bisedime. S’ka asgjë konkrete”, ka shtuar ai.

Selmanaj është pjesë e shoqërisë civile dhe analistë në njërin prej televizioneve nacionale.

Ka mbajtur qëndrim kritik sidomos ndaj PDK-së derisa ishte pjesë e debateve.

Sidoqoftë, Selmanaj ka thënë se në cilëndo parti që të shkojë do të kërkojë të ketë hapësirën për të vepruar bazuar në përvojën dhe ekspertizën që ka.

“Jam ka mendoj se a kam hapësirë të mjaftueshme. Nëse shkoj diku, duhet të provoj të zbatoj gjërat që i di”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë