Para deputetëve në Kuvend të Kosovës kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka arsyetuar buxhetin e Kosovës për vitin 2017.
Me këtë buxhet Mustafa tha se kanë arritur që Kosovës në vitin 2017, t’i ofrojnë buxhet që siguron zhvillim dhe reflekton programin e koalicionit qeveritar për zhvillimin e vendit.
Me këtë Mustafa nënkuptonte rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.
Po ashtu me këtë buxhet sipas Mustafës, Qeveria synon të rrisë investimet kapitale. E për vitin 2017 Mustafa prej një rritje ekonomike prej 4.1 përqind, e cila rritje tejkalon vendet në regjion dhe BE./gazetametro.net