Loading…

Më 28 nëntor, 28 familje do bëhen me shtëpi

  • 05/11/2018 | 21:23

Më 28 nëntor, 28 familje do bëhen me shtëpi

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me shoqatën e bamirësisë ‘Jetimat e Ballkanit’ më 28 nëntor do t’i gëzojnë 28 familje të varfra.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vet kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

‘Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë. Komuna e ka ndërmarrë këtë iniciativë në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilat 22 shtëpi janë në territorin e komunës së Prizrenit dhe 6 shtëpi të tjera në komunën e Dragashit. Të gjithë përfituesit do të gëzojnë shtëpitë e reja dhe të mobiluara’, ka shkruar Haskuka.

I pari i Prizrenit tutje ka shkruar se komuna e udhëhequr nga ai do të vazhdojnë me aksione të tilla deri në fund të vitit, në mënyrë që të strehohen sa më shumë familje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë