Nga data 23 shtator në Suharekë fillon festivali i kulturës dhe verës, i njohur me emrin ‘Festari’, shkruan Gazeta Metro.
Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 18, që është festë e të rinjve dhe vjeljes së rrushit.
Ky festival është festë e rinisë ngase bartës të projektit janë të rinjtë e kësaj komune, ndërsa ‘Festari’ cilësohet edhe si festë e artë sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike e sportive.
Këtë vit ‘Festar’ vjen me një program shumë dimensional dhe gjithëpërfshirës. Ky festival tashmë është tradicional dhe realizohet në javën e fundit të muajit shtator.
Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe ‘Festari’ përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe përpunimin e verës.
‘Fetari’ nis më 23 shtatori dhe përfundon më 29 shtator 2019.
Më poshtë keni agjendën e këtij festivali. /gazetametro.net