Loading…

Më 18 dhjetor balotazhi në Drenas

  • 05/12/2016 | 16:30

Më 18 dhjetor balotazhi në Drenas

Pasi asnjëri nga kandidatët për kryetar të Drenasit nuk mori 50 përqind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e balotazhit.

Ky vendim është marrë sot nga anëtarët e KQZ-së, pasi janë të sigurtë që mund të organizojnë zgjedhjet me këtë datë.

Përmes një njoftimi për media, siq transmeton gazetametro.net, KQZ bënë të ditur se në balotazh do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nisma për Kosovën.

Sipas Valdete Dakës ky propozim vjen pasi fundi i muajit nënkupton shumë festa shtetërore dhe arsyeja tjetër është se ka interes për monitorimin e zgjedhjeve edhe nga ana e monitoruesve evropian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë