Kryesuesja e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë Edit Tahiri ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se me marrëveshjen për kodin telefonik mes Kosovës e Serbisë, i jepet fund operatorëve ilegal që kanë vepruar në Kosovë.
Tahiri ka thënë se Austria tashmë ka aplikuar për kodin telefonik për Kosovën dhe se Kosova do të bëhet me kodin shtetëror 383 më 15 dhjetor të këtij viti.
“Tashmë është e sigurt që Kosova do të bëhet me kodin shtetëror 383, kjo do të ndodh me 15 dhjetor 2016. Përfitimet do të jenë se Kosova krijon identitetin shtetëror në fushën e telekomunikimeve, me zbatimin e kodit të ri do të shuhen tre kodet ekzistuese 381,377,385, Kosova do të administroj me kodin e vetë dhe do të bashkëpunoj direkt me organizatën e OKB për telekom, me këtë rast vendoset kufiri frekuencor mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në pikëpamje ekonomike përfitimet janë milionëshe. Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë vepruar në Kosovë e ata janë tre”, tha Tahiri