Loading…

Me 14 shkurt në Prishtinë ‘Një miliard në këmbë’ (Foto)

  • 07/02/2017 | 16:34

Me 14 shkurt në Prishtinë ‘Një miliard në këmbë’ (Foto)

Me 14 shkurt 2017, në Prishtinë organizohet marsh si protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.


Ky marsh fillon ditën e martë në ora 11:00-13:00, dhe kryeqytetit do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.

Arpolis Kosova përmes facebook-ut ka lëshuar një thirrje për t’iu bashkuar këtij marshi i cili zhvillohet në gjithë botën:

“Çdo shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken NJË MILIARD GRA DHE VAJZA, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen. Ne ngritemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe komunitetin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngritemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme.”

16387001_1217415558305476_1146846299090216042_n

Nikoqir i këtij organizimi është Qendra për art dhe komunitet Artpolis- Art and Community, në bashkëpunim me disa organizata. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë