Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka paralajmëruar se kah fundi i tetorit apo në fillim të nëntorit Kuvendit të Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i ndryshimeve kushtetuese lidhur me kapitujt 23 e 24 të bisedimeve me BE-në, të cilët i ka vlerësuar si “shumë të rëndësishëm”, sepse kanë të bëjnë me avancimin në marrëdhëniet me Prishtinën
Serbia është në rrugë të duhur, disa kapituj të bisedimeve me BE-në teknikisht janë të gatshëm dhe unë shpresoj se do të mund të hapen në konferencën e ardhshme ndërshtetërore më 10 dhjetor në Bruksel, ka thënë sonte raportuesi special i Parlamentit Evropian për Serbinë David McAllister në Beograd.
“Sa më shumë që të hapen do të jetë sinjal i mirë se po vazhdohet me reforma dhe me kornizën e bisedimeve”, ka thënë ai, transmeton gazetametro.net.
McAllister në konferencën e përbashkët për shtyp pas bisedimeve me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se hapja e negociatave nuk varet prej tij, por shpreson se raporti i ardhshëm nga Brukseli për avancimin e Serbisë në procesin e eurointegrimeve do të jetë “sinja i qartë Serbisë dhe qytetarëve të saj që të vazhdojnë me reformat”.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka paralajmëruar se kah fundi i tetorit apo në fillim të nëntorit Kuvendit të Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i ndryshimeve kushtetuese lidhur me kapitujt 23 e 24 të bisedimeve me BE-në, të cilët i ka vlerësuar si “shumë të rëndësishëm”, sepse kanë të bëjnë me avancimin në marrëdhëniet me Prishtinën.
Gazeta serbe “Danas” transmetin se Vucic ka thënë në lidhje me bisedimet me Prishtinën “Serbia është e përkushtuar për paqe e stabilitet, por se ‘për tango nevojiten dy veta’, duke akuzuar Prishtinën se është vonuar me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe./gazetametro.net
“Se e keni fituar mbështetjen e NATO-s fare nuk dyshoj. Mund të flasin çfarë të duan. Sa i përket kushtit të dytë, ai sigurisht nuk është plotësuar, sepse askush nuk ka dhënë lejë për ndërhyrje”, ka thënë Vucic sipas gazetës serbe “Novosti”.
Ai ka thënë se Haradinaj flet për ushtrinë e Kosovës në veri të Kosovës, por është e qartë se nuk ka kurrëfarë të drejte për këtë:
“Nuk do të shëtisë ushtria nëpër veriun e Kosovës”, ka thënë ai sipas gazetës serbe./gazetametro.net