Loading…

Mc Kresha si asnjëherë më parë flet për bashkëshorten e tij

  • 26/01/2022 | 14:38

Mc Kresha si asnjëherë më parë flet për bashkëshorten e tij

MC Kresha, i cili së shpejti do të bëhet baba i një djali ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe lidhjen me profesionin e tij. Artisti zbuloi se partnerja e tij është xheloze, por kjo e bën që ta dojë.


Dajana: Si shqiptar që jemi do të të bëj një pyetje, a është xheloze bashkëshortja? Pasi ne e dimë që jeta jote është në clube ku mund të takosh shumë fanse?

MC Kresha: Bashkëshortja ime është një grua e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen jo vetëm të sajën, por edhe timen. Është njeri shumë i dashur dhe po është xheloze dhe po të mos ishte e tillë unë nuk do e doja.

Xhelozia ka disa kufij dhe gruaja ime e kupton që profesion im është një profesion ekstravagant pak a shumë dhe duhet kuptuar. Në momentin që jemi martuar kemi kaluar në një stad tjetër familjar dhe këtë punën e Hip-Hopit e shikojmë si profesion.

Përpara, kur kemi qenë beqarë e kemi pasur Lifestyle, por sot në radhë të parë jemi bashkëshortë, jemi prind, pastaj jemi edhe artistë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë