Loading…

Mbytet në Ulqin psikologia e njohur: Hyri në ujë për t’i shpëtuar fëmijët

  • 07/07/2017 | 14:30

Mbytet në Ulqin psikologia e njohur: Hyri në ujë për t’i shpëtuar fëmijët

Në moshën 36-vjeçare, është ndarë nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.


E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites.

Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Halit Kadriu, përmes rrjetit social Facebook.

“Te nderuar! Sot behet varrimi i te dashures sone Duas, ne Prizren. Nisja e funeralit behet me iqendi nga xhamia e Bajraklise”, ka shkruar ai, përcjell Gazeta Metro.

Për të ndjerën kanë shprehur ngushëllime fytyra publike nga politika dhe shoqëria civile.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë