Loading…

Mbytet në ujërat e Karaburunit ish’kameramani i televizioneve shqiptare |FOTO

  • 23/04/2018 | 11:28

Mbytet në ujërat e Karaburunit ish’kameramani i televizioneve shqiptare |FOTO

34 vjeçari i mbytur dje në shpellën e ‘Haxhi Aliut’ në Karaburun, është identifikuar nga policia shqiptare si Armand Halvaxhiu nga Tirana.


Në njoftim thuhet se 34 vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar në morg.

Më parë 34 vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek televizionet News 24 dhe Agon Channel.

Ky është njoftimi i policisë: Vlorë . Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi Armando Hallvaxhiu, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për Armandin ish’kolegët e tij kanë shkruar shumë mesazhe, duke shprehur dhimbje dhe ngushëllim për të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë