Loading…

Mbyllet pika e lotarisë brenda postës

  • 11/04/2019 | 17:22

Mbyllet pika e lotarisë brenda postës

Inspektorët komunalë të Malishevës sot kanë larguar një pikë të shitjes së lotarisë, e cila funksiononte brenda hapësirave të Postës së Kosovës, në Malishevë, transmeton Gazeta Metro.


Pasi lojërat e fatit janë ndaluar, inspektorët komunal e kanë larguar edhe këtë pikë e cila ishte duke vepruar brenda objektit të “Posta e Kosovës”.

Sipas drejtorit të Inspektoratit, Dibran Kastrati, inspektorët komunalë, me të marrë informacionin se një nga lotaritë ka një pikë të saj brenda objektit të postës, kanë reaguar menjëherë dhe e kanë bllokuar dhe mbyllur këtë pikë, si dhe kanë larguar reklamën brenda objektit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit.Posta e Kosovës, paraprakisht kishte marrëveshje me kompaninë e lojërave të fatit, “EuroLloto”, dhe kjo tani është ndaluar nga inspektorët komunalë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë