Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur segmenti i rrugës Brezovicë – Prevallë, për shkak të punimeve.
Sipas njoftimit rruga do të jetë e mbylur sot(më 9 korrik 2026) nga ora 08:00-18:00.
“Për shkak të punimeve në rrugën R115, segmenti Brezovicë – Prevallë, më 9 korrik 2026, nga ora 08:00-18:00, Operatori Ekonomik që kryen punimet në atë segment, ka kërkuar asistencë policore, përfshirë bllokimin e këtij segmenti rrugor. Policia, kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe kërkon që të shmangin lëvizjen në këtë rrugë në kohën e lartcekur duke shfrytëzuar rrugët alternative.”, thuhet në njoftim