Loading…

Mbyllet për publikun seanca ndaj Dardan Molliqajt

  • 03/02/2022 | 14:51

Mbyllet për publikun seanca ndaj Dardan Molliqajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqajt, i dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, por kjo seancë është mbyllur për publikun.


Këtë e bëri të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Ngadhnjim Arrni, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Arrni tha se arsyetimin për këtë vendim do ta bëjë në formë të shkruar, pasi të kryhen procedurat.

Ndryshe në seancën e sotme gjykata do të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Molliqajt.

Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani ishin arrestuar për përfshirje në sulm ndaj personit zyrtar, të ndodhur në protestën e 29 janarit 2022, protestë e cila u mbajt kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj u arrestua mbrëmjen e së martës pak para se të hynte në emisionin “Pressing” në T7, ku ishte i ftuar si mysafir, për të folur për protestën e 29 janarit.

Policia kishte njoftuar se Molliqaj ishte kërkuar në adresat e banimit, por nuk e kishte hasur të njëjtin dhe i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, megjithatë sipas policisë i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Në ndërkohë, policia publikoi edhe dy ftesat/vërtetimet mbi dorëzimin e thirrjes që ia kishte dërguar Molliqajt, për t’u paraqitur në stacion policor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë