Loading…

Mbyllet njëri tunel i Kalimashit, zyrtarët tregojnë arsyen

  • 04/11/2018 | 11:17

Mbyllet njëri tunel i Kalimashit, zyrtarët tregojnë arsyen

Shoqëria koncensionare e Rrugës së Kombit prej ditësh po kryen punime rehabilituese dhe mirëmbajtëse në tunelin Kalimash-Thirrë.

Për shkak të ndërhyrjeve deri në përfundimin e punimeve, të gjitha kalimet do të kryhen vetëm me dy drejtime lëvizjeje në tunelin e jugut. Sipas përgjegjësit të tunelit Klajdi Gorreja, do të punohet edhe për përmirësimin e sistemeve elektrike, elektronike dhe mbrojtjes ndaj zjarrit të cilat do të jenë automatike.

“Shoqëria koncensionare ka nisur procesin e pastrimit të mureve, tavanit, trotuarëve dhe rrugës të njërit tub të tunelit. Momentalisht po punohet në tubin e veriut në sensin Kukës-Tiranë dhe trafiku normalisht është devijuar komplet në tunelin e jugut. Për trafikun janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një siguri maksimale për të gjithë përdoruesit e rrugës. Është përshtatur sinjalistika elektronike e tunelit si dhe është vendosur sinjalistikë plotësuese për një mbarëvajtje të sigurt të trafikut. Punimet në tunel do të zgjasin disa ditë. Jemi duke punuar me ritme të larta dhe punimet do të kenë efekt që nga ndriçimi, siguria,ventilimi. Pas procesit të larjes së dy tubave të tunelit do të fillojnë investimet në të gjithë sistemet elektrike dhe elektronike që nga sistemi i kamerave,monitorimit,detektimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Të gjitha sistemet në dy tunelet do të përmirësohen me teknologji bashkëhore dhe çdo gjë do të jetë automatike dhe kjo do të sjellë më shumë siguri në tunel”, u shpreh Kjadi Gorreja, Përgjegjës i Tunelit.

Për kryerjen e punimeve rehabilituese shoqëria koncensionare ka të angazhuar rreth 50 punëtorë, ndërkohë që pranë traut të pagesës po përgatitet edhe sheshi i parkimit të flotës për mirëmbajtjen dimërore të rrugës së kombit. Shoqëria i ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore duke shmangur parakalimet apo shpejtësinë e lartë në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe të gjithë përdoruesve të rrugës së kombit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë