Loading…

Mbyllet edhe Franca pas shtimit të rasteve me Covid-19

  • 28/10/2020 | 21:56

Mbyllet edhe Franca pas shtimit të rasteve me Covid-19

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se është vendosur që vendi të ketë një bllokim të dytë kombëtar. Masa do të zgjasë të paktën gjatë muajit nëntor, transmeton Gazeta Metro.


Macron tha se duke filluar nga dita e premte, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore. Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.

Të martën u konfirmuan 33,000 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri ditor i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Francë është në nivelin më të lartë që nga prilli.

Presidenti tha se njerëzit do të duhet të plotësojnë një formular për të arsyetuar largimin nga shtëpitë e tyre, siç kërkohej edhe gjatë izolimit të parë që u vendos në muajin mars në Francë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë