Qendrat e votimeve në Komunën e Drenasit tashmë janë mbyllur në ora 19:00, përderisa votuesit që i ka nxënë koha brenda duke pritur në radhë do të lejohen të votojnë.
Procesi i votimit ka shkuar në rregull në përgjithësi vlerëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Drenas, duke potencuar se shkeljet e her pas herëshme janë zgjidhur dhe ato nuk e dëmtojnë procesin në tërësi.
Rastet e shkeljeve që vlen të theksohet janë regjistruar në Abri të Epërme dhe në Korroticë të Ulët, kryesisht nga aktivistë të Nismas, të cilët janë ndaluar nga Policia e Kosovës për mitëdhënie dhe pengim të rregullt të procesit zgjedhor.
Në disa raste, ka pasur edhe ndërpreje të energjisë elektrike ku është intervenuar shpejtë nga zyrtarë të KEDS për të evtiuar pengesat e procesit të votimit.
Ndryshe, të gjitha kutitë e votimit do të grumbullohen në Qendren e Numërimit, në shkollën fillore të Drenasit “Rasim Kiqina”, të cilat janë nën ruajtjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila është mobilizuar për të evituar çdo parregullësi të mundshme.
Burime të Gazetës Metro brenda KQZ në Drenas, kanë bërë të ditur se mbi 20 mijë votues kanë kryer obligimin qytetar deri tash, që i bie rreth 4 mijë votues më pak, se në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2013. Sipas KQZ, jo zyrtarisht i konfirmohet Gazetës Metro se pjesëmarrja e përgjithshme është diku rreth 40 përqind në nivel të komunës.
Të dhënat zyrtare do të bëhen të ditura nga KQZ në ora 19:30 në një konferencë për shtyp. /gazetametro.net