Dogana e Kosovës, ka identifikuar se në Lagjen Dardania të Prishtinës, ndodhen dy lokale të cilat operojnë me lojëra ilegale të fatit dhe ka ndërmarrë një kontroll për zbulimin e tyre.
Këto lokale, kishin tentuar të kamufloheshin duke u proklamuar si tjetër biznes.
“Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin “Rrobaqepës” deri lokali tjetër nën emrin “Counter Strike”. Kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” në të dy lokacionet”, thuhet në një njoftim të Doganës.
Ky institucion më pas ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do të inicioje procedurën kundërvajtëse.