Loading…

Mbyllen Iute Credit dhe Monego, ja çfarë do të ndodhë me ata që kanë kredit aty

  • 06/12/2019 | 12:18

Mbyllen Iute Credit dhe Monego, ja çfarë do të ndodhë me ata që kanë kredit aty

Banka Qendror e ka Kosovës ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që janë bërë shumë të njohur në vend, Iute Credit dhe Monego, shkruan Gazeta Metro.


Lajmi është bërë i dijshëm nga vetë Banka Qendrore në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Guvernatori i BQK’së, Fehmi Mehmeti, tha se kreditë e marra deri tani do të kthehen tek likuidatori.

“Kreditë do t’i kthejnë te likuidatori, i cili do të jetë përgjegjës për krejt këtë proces”, tha Mehmeti.

Fehmi Mehmeti ka thënë se procesi i likudimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar.

Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e Bankës Qëndrore të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë