Loading…

Mbyllen dy sallone të masazhit dhe arrestohen pesë persona: Shërbenin për prostitucion dhe trafikim

  • 02/03/2018 | 13:08

Mbyllen dy sallone të masazhit dhe arrestohen pesë persona: Shërbenin për prostitucion dhe trafikim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka mbyllur dy sallone për masazhë, pasi të njëjtat janë marrë me veprimtari të kundërligjshme, si prostitucion dhe trafikim me qenie njerëzore. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës ndërsa tjetri në Hajvali të Prishtinës.


Nga operacioni që është zhvilluar në fshatin Vitomiricë të Pejës,nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”, janë arrestuar katër përsona të dyshuar.

A.G( 1991), A.G( 1984), V.T ( 1992)   dhe F.D. (2001)          ,

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së  dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari: F.Rr. ( 1990).

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim  sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë