Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se nga data 19 tetor e deri më datën 31 dhjetor dy rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, transmeton Gazeta Metro.
“Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.
Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe i fton ata që të gjejnë alternativa për qarkullim në këtë pjesë të qytetit./gazetametro.net