Loading…

Mbyllen dy ordinanca private: Vepronin jashtëligjshëm

  • 25/03/2019 | 19:19

Mbyllen dy ordinanca private: Vepronin jashtëligjshëm

Policia e Kosovës ka mbyllur dy ordinanca private për “ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit me njësitet relevante të saj, në kuadër të implementimit të planit operativ të koduar me emrin “Ordinanca” me datë 22 mars 2019, sipas urdhërit të gjykatës kompetente kishin kontrolluar katër ordinanca private të cilat ofronin shërbime shëndetësore në rajonin e Gjilanit dhe gjatë operacionit një person ishte arrestuar si dhe ishin konfiskuar dëshmi relevante për procedura të mëtejme.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e autoriteteve kompetente ka vazhduar me veprimet e tyre dhe deri në këtë fazë, sot me 25.03.2019, dy ordinanca janë mbyllur për “ushtrim të kunderligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”,

Policia është duke kryer hetime të mëtejme lidhur me rastet dhe në bashkëpunim me autoritetet janë të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e plotë të procedurave ligjore sipas ligjeve të aplikueshme në vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë