Loading…

Mbyllen 22 lokale të masazheve në Prishtinë

  • 05/04/2019 | 14:02

Mbyllen 22 lokale të masazheve në Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Inspekcion, Adonis Tahiri prezantuan punën e kësaj drejtorie gjatë muajit mars.

 


Drejtoria e Inspekcionit, e ndarë në Sektorin e ndërtimit, rendit komunal dhe pylltarisë, me kapacitetet që i ka po angazhohet që në terren të i evidentojë parregullsitë dhe po ndërmerr masa në secilin rast për të cilën ka kompetencë ligjore.

Gjatë muajit mars, Sektori i Rendit Komunal ka pranuar 271 lëndë, ka lëshuar 160 procesverbale, dhe ka dhënë mbi 150 gjoba. Përmes këtij sektori, janë ndërmarrë hapa konkrete për rregullin në trafik, duke ndaluar e gjobitur taksitë ilegalë, duke ndalur e gjobitur autobusët që e devijojnë linjën, duke kontrolluar e gjobitur edhe mjetet e transportit të mallrave, dhe çdo parregullsi tjetër që mbulon kompetenca e këtij sektori.

Në aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera, kanë mbetur të mbyllura 22 lokale të masazhave, të cilat nuk e kanë pasur pëlqimin sanitar ose nuk kanë qenë duke punuar gjatë kontrolleve.

Për ndotje të mjedisit, janë shqiptuar 7 gjoba, ku përfshihet hidhja e dheut, ndotja e rrugës me kamionë nga vendpunishtet, hedhja e mbeturinave me traktor në hapësirë të palejuar, si dhe parkimi në gjelbërim.

Inspektorët e Rendit Komunal, janë kujdesur që sheshi të mbetet i këmbësorëve, duke i larguar nga aty shitësit ambulantë ilegalë. 17 raste kanë qenë për shfrytëzim të hapësirës publike pa leje përkatëse, ndaj të cilave janë ndërmarrë masat adekuate nga inspektorët kompetent, kurse janë evidentuar 4 raste të dëmtimit të hapësirës publike të gjelbër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë