Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tepelenë, ku nëna Elona Shehu, 35 vjeçe me foshnjen e saj, 6 muajsh, u dogjën të gjallë në banesë. Zjarri ra në katin e parë të pallatit ku banonte G. Shehu dhe dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.
‘Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Askush nuk arriti dot të hynte pasi flakët kishin përfshirë gjithçka. Kemi parë tmerr. Nuk e dimë cili mund të jetë shkaku, por kjo që ndodhi është një tragjedi shumë e rëndë për familjen. Ne dëgjuam një shpërthim, ç’ka mund të ketë qenë bombola e gazit,” u shpreh një banor i pallatit.”
Sipas tij, shumë prej fqinjëve ishin përpjekur ta shuanin me kova uji e me mjete të tjera por nuk ia kishin dalë dot të shpëtonin viktimat. Zjarrfikësit kanë gjetur nën 35-vjeçare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjen e vet me trup me qëllim që flakët të mos i depërtonin.
Sipas ekspertizës paraprake nga grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se nëna ka dashur të shuajë flakët tek i biri 6-muajsh, rrobat e të cilit kishin marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë me foshnjen, ndërkohë që i shoqi me djalin tjetër 4 vjeç nuk ndodheshin aty./GSH/