Loading…

Mbrojtja ukrainase i zë në ‘befasi’ rusët: Ua bën shkrumb e hi disa helikopter në Kherson

  • 16/03/2022 | 09:47

Mbrojtja ukrainase i zë në ‘befasi’ rusët: Ua bën shkrumb e hi disa helikopter në Kherson

Ushtria ukrainase ka ndërmarr një ofensivë kundër forcave ruse të cilat ishin të vendosura në aeroportin Kherson, e ku ka arritur t’i zë në befasi ruset duke ua shkatërruar një numër të madh helikopterësh, transmeton Gazeta Metro.


Ushtria ukrainase shkatërroi një numër helikopterësh ushtarakë rusë në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson të martën, siç e tregojnë edhe imazhet e reja satelitore nga Planet Labs

Sapo janë publikuar foto të reja satelitore, të cilat konfirmojnë se Ukraina nisi një sulm të suksesshëm në aeroportin në Kherson.

Një shtëllungë e madhe e zezë tymi shihet duke u ngritur nga aeroporti në imazhin satelitor, me një numër helikopterësh të përfshirë nga zjarri. Është goditja më shkatërruese e njohur që ushtria ukrainase ka kryer kundër helikopterëve rusë gjatë luftës. Po ashtu janë goditur edhe mjete ushtarake që shihen pranë aeroportit, shkruan CNN./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë