Loading…

Mbrojtja e rastit ‘Stenta’ synon ta mbyllë rastin

  • 23/02/2017 | 08:07

Mbrojtja e rastit ‘Stenta’ synon ta mbyllë rastin

Legjitimiteti i ngritjes së aktakuzës më të madhe që nga paslufta do të sfidohet në Gjykatën e Apelit.


Përfaqësues të të akuzuarve të aferës “Stenta” po pretendojnë se kjo aktakuzë nuk do të shqyrtohet fare në gjykim të rregullt pasi që procedurat e ngritjes se aktakuzës i ka kryer prokurori Besim Kelmendi, i cili në bazë të arsyetimit të tyre nuk ka pasur mandat të zhvillojë procedurë hetimore dhe as të ngrejë aktakuzë. Kjo për shkak që prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, është transferuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, instancë kjo që, sipas tyre, nuk zhvillon hetime e as nuk ngre aktakuza.

Nëse skenari i ankesës së mbrojtjes aprovohet nga Gjykata e Apelit, të akuzuarit e këtij rasti nuk mund të hetohen as nga ndonjë prokuror tjetër për asnjërën nga veprat për të cilat janë akuzuar, për shkak se kanë kaluar afatet ligjore për nisjen e një hetimi të ri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë