Loading…

MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore të Obiliqit

  • 22/03/2019 | 17:35

MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore të Obiliqit

Përmes programeve zhvillimore të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin. Në kuadër të këtyre programeve mbështetje do të gjejnë edhe fermerët e Komunës së Obiliqit.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që pati me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin e ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e reja të mbështetjes.

Ministrja Zivic, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kryetari Gashi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë