Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Metro.
Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e qeverisë do të nis sot në orën 09:00.
Pikat që do të shqyrtohen në këtë mbledhje janë:
Shqyrtimin e ekstrakteve të procesverbaleve të transkriptove nga mbledhjet 120 dhe 121 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Replikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për shkëmbimin ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut KOSTT Sh.a (MZHE).
Shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Kosovë dhe plani i veprimit (MD).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit preliminar për shpronësimin dhe krijimin e detyrueshëm të servitutit të pronave private dhe shoqërore, të cilat preken nga realizimi i Fazës së Tretë të Projektit për ndërtimin e Fabrikës së Re të Ujit në Fshatin Shkabaj”./gazetametro.net