Loading…

Qeveria ndan 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme (Dokument)

  • 15/05/2017 | 09:14

Qeveria ndan 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme (Dokument)

Qeveria në largim e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, mëngjesin e sotëm do të mbajë një mbledhje. 


Në këtë mbledhje ndër pikat e rendit të ditës, siç raportoi dje Gazeta Metro, do jetë shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, bazuar në kërkesën e këtij të fundit.

KQZ në mbledhjen e fundit, i ka bërë kërkesë Qeverisë që t’i ndajë një buxhet në vlerë prej 4 milionë e 944 mijë e 900 euro.

Qeveria e Kosovës javën e kaluar u shkarkua nga shumica parlamentare e krijuar pas shpalljes së Mocionit të mosbesimit nga partia Opozitare NISMA dhe u përkrah nga AAK e VV. Mocionin e votoi edhe partneri i koalicionit PDK gjë që bëri që Qeveria Musatfa të shkarkohet./gaztametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë