Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e saj të radhës. Mbledhja, që do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Në këtë mbledhje nuk është paraparë të shqyrtohet iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Zyrtarë të Qeverisë i kanë thënë KP-së se kjo çështje nuk do të diskutohet për shkak se rendi i ditës është bërë ende pa ardhur nga Kuvendi kjo iniciativë. Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 11:00.
Ndërkohë, para mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj do të ketë një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të Odës Ekonomike të Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi, që nis në orën 9:30, është prezantimi i projekteve konkrete, që do të paraqiten në takimin e radhës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./Gazetametro.net