Loading…

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

  • 15/05/2017 | 10:03

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Gati një javë pas rrëzimit të Qeverisë, Kryesia në detyrë e Kuvendit mban mbledhjen e saj.

Kryeparlamentari në detyrë Kadri Veseli dhe ish-nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, pritet që të takohen në orën 11:00 për të mbajtur mbledhjen.

Ky takim është bërë i ditur nga zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Qeveria në largim e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, është duke zhviluar një mbledhje, ku ndër pikat e rendit të ditës do jetë shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, bazuar në kërkesën e këtij të fundit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë