Loading…

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë

  • 28/09/2022 | 08:16

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë

Sot do të mbahet mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, kërkesa për buxhetin e Komisionit dhe shqyrtimi i termave të referencës për Grupin Këshillëdhënës.


Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë