Loading…

Mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

  • 14/11/2018 | 22:25

Mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Më 26 nëntor do të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.


Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se ky takim në fokus do ta ketë ekonominë.

“Jam optimist se gjërat do të ecin përpara. Në planin ekonomik do të ketë arritje pozitive. Objektivi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive do të jetë ekonomia”, ka thënë Minxhozi Klan Kosova.

“230 milionë euro shkëmbime ekonomike ka pasur këtë vit mes nesh. Shuma është rritur nga vitet e kaluara. Viti më i mbrapsht për ne ka qenë 2016-ta”.

“Bizneset e të dy anëve kanë diskutuar jo në frymë politikë, as patriotike, por në frymë ekonomike”.

“Ajo që sivjet është bërë më mirë, i është dhënë hapësirë tregut të Kosovës në Shqipëri dhe kjo për 15% më shumë. Edhe Shqipëria ka rritur prezencën e saj në Kosovë. Tregu është pozitiv dhe po ec përpara”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë