Loading…

‘Mbledhjet Kosovë-Shqipëri të kota nëse nuk shihen efektet e marrëveshjeve brenda 6 muajve’

  • 26/11/2021 | 19:34

‘Mbledhjet Kosovë-Shqipëri të kota nëse nuk shihen efektet e marrëveshjeve brenda 6 muajve’

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi duke komentuar marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka deklaruar se me jetësimin e këshillit koordinues, beson që brenda 6 muajve të shihen efektet e këtyre marrëveshjeve, përndryshe takime të këtilla janë të kota.


Krasniqi në ABC Radar, ka thënë se më herët ka pas rregulla të dyfishta për bizneset, e për të cilat është thënë se do të eliminohen por që kurrë në praktikë nuk kanë ndodhur lehtësira.

Ai ka bërë apel që sa më parë të dy qeveritë shqiptare të ndërmarrin hapa për t’i lehtësuar procedurat për bizneset e vendeve tona, pasi ka vende tjera që më mirë funksionojmë pa marrëveshje dhe pa këso takime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë