Loading…

Mbledhja e Qeverisë në largim: Këto janë pikat që u miratuan sot

  • 17/12/2019 | 14:30

Mbledhja e Qeverisë në largim: Këto janë pikat që u miratuan sot

Qeveria në detyrë gjatë mbledhjet së sotme ka miratuar disa pika, ndër to marrëveshja financiare trepalëshe mes BE’së, Kosovës dhe Malit të Zi, shpronësimin e zonave për ndërtimin e projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit’, ndarjen e dy milionë eurove për policinë e Kosovës si dhe mjetet  shtesë për FSK’në, shkruan Gazeta Metro.


Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të programit IPAII.

Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha kërkoi të shqyrtohet nisma

“Kam kënaqësinë ta paraqes nismën për nënshkrimin fianaciar tripalëshe mes BE-Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2018 për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA2II ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në zbatimin e programit kufitar që zbatohet në kuadër të para anëtarësimit IPAII mes Kosovës dhe Malit te Zi. Kjo marrëveshje do të mundësoj përfitimi nga IPA II për bashkëpunim ndërkufitar mes këtyre dy shteteve. Marrëveshja mundëson të zbatimit të programit kufitar mes dy vendeve në kuadër të alukimit të fondit të IPA për vitin 2018”, tha ajo.

Ky vendim u miratua me shumicë votash nga gjithë kabineti qeveritar.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes “OBP Produkt” zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë, ndërsa e argumentoi ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilën miratohet shpronësim me interes publik të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP Produkt” zona kadastrale zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria nuk do të ketë asnjë Implikim buxhetor pasi që Ky shpronësim do të bëhet nga Komuna e Skenderajt”, tha Matoshi.

Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë dy milionë euro për Policinë.

Vendimi në fjalë u miratua me kërkesë të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Këto mjete do të dedikohen për kompensim të orëve jashtë orarit të punës për Policinë e Kosovës.

Mjetet e parapara do të ndahen nga kategoria e kursimeve për vitin 2019.

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të programit IPAII

Qeveria në largim e Kosovës, ka miratuar projekt-rregulloren për rregullimin e pagave, shtesave mbi pagat dhe kompensimet tjera për të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK, raporton Ekonomia Online.

Këtë projekt-rregullore e prezantoi ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili edhe kërkoi miratimin e saj.

“Kjo projekt-rregullore ka për qëllim rregullimin e pagave, shtesave mbi pagat dhe kompensimet tjera për të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK në përputhje me strukturën e gradave të organizimit të brendshëm brenda strukturës së ministrisë dhe FSK. Hartimi dhe miratimi i kësaj projekt-rregullore është në përputhje me nenin 14 të ligjit për shërbim në FSK, andaj duke u bazuar në atë që e thash më lejoni që t’ju ftoj që ta miratoni këtë projekt-rregullore”, tha Berisha.

Qeveria e miratoi këtë projekt-rregullore të FSK’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë