Loading…

Mbjellin kanabis para Kryeministrisë (Video)

  • 30/11/2016 | 12:07

Mbjellin kanabis para Kryeministrisë (Video)

Kanabis mbillet edhe para Kryeministrisë. Të paktën në formë proteste. 

Kështu kanë vendosur disa të rinj që të protestojnë ndaj Kryeministrit Edi Rama ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

Të rinjtë që në mëngjes kanë dalë përpara Kryeministrisë dhe në disa vazo kanë improvizuar mbjelljen e lëndës narkotike përpara zyrës së shefit të qeverisë.

Në një prononcim për mediat, organizatorja e kësaj proteste Valbona Mhilli pohoi se kishin shkuar të mbillnin hashash para Kryeministrisë, pasi ishte i vetmi vend jo i zaptuar.

“Jemi një grup te rinjsh te shkolluar por te papune. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternativa e qeverise por edhe toka ku mbillet droge është zaptuar nga kriminelet e lidhur me kryeministrin, Erdhem sot për të mbjelle kanabis tek dera e kryeministrit se është e vetmja toke e pazaptuar. Këtu edhe e kemi te sigurt qe do rritet me kujdes se e ruan vete Rama”, tha ajo.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë